Për ndeshjen me Skocinë, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit nis përgatitjet me një problem aspak sportiv. Kuqezinjtë, të cilët nesër udhëtojnë drejt Skocisë për sfidën e dytë të Ligës së Kombeve, panë t’iu mohohej kalimi përmes terminalit VIP. Fillimisht erdhi miratimi nga Ministria e Punëve të Jashtme, por më vonë iu mohua. Kjo me pretendimin se kapacitetet e këtij terminali e kanë të pamundur të trajtojnë një numër kaq të lartë personash, pavarësisht dëshirës së mirë. Sfida me Skocinë luhet të hënën në Gllasgou. Shqipëria kryeson Grupin 1 të Ligës C, me 3 pikët e marra pas fitores së mbrëmshme me Izraelin në “Elbasan Arena”.