Denise Richards ka dëshmuar kundër ish-bashkëshortit të saj, Aaron Phypers, gjatë një seance dëgjimore për një urdhër të përkohshëm kufizues. Aktorja ka treguar për abuzimet e supozuara gjatë martesës dhe incidentet që çuan në ndarjen e tyre.
Richards deklaroi se Phypers e kërcënonte shpesh duke thënë se do ta hidhte nga dritarja ose ballkoni i hotelit, dhe me lot në sy shtoi:
Ai gati sa nuk më vrau
Ajo shpjegoi se ndarja erdhi pasi i kërkoi që të largohej nga shtëpia e tyre, por Phypers reagoi me zemërim dhe dhunë.
Ai u zemërua shumë me mua, ishte i paqëndrueshëm. Në atë kohë, sapo isha shëruar nga një lifting i plotë i fytyrës dhe ende kisha qepje pas veshëve. Ai më kapi për krahësh, më bërtiti dhe më ofendoi, duke më quajtur ‘mashtruese dhe gënjeshtare’
-tha Richards, duke shtuar se ndihej e frikësuar dhe më e vogël se ai.
Aktorja përmendi gjithashtu incidente të tjera, përfshirë një situatë ku Phypers dhe babai i tij dyshohet se e kërcënuan se do të publikojnë foto nudo të saj, dhe e goditën. Megjithatë, Phypers ka mohuar çdo akt dhune ndaj Richards.
Richards deklaroi se incidentet e dhunës përfshinin goditje në fytyrë dhe kokë, si dhe kërcënime të përsëritura për jetën e saj.
Ajo përmendi gjithashtu pretendimin e Phypers se Richards e kishte tradhtuar, duke gjetur mesazhe në telefonin e saj që sipas tij provonin këtë.