Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Konsumimi i qumështit mund të sjellë probleme me shëndetin e zemrës?

Qumështi është një burim i shkëlqyer i proteinave dhe mikroelementeve të rëndësishme, si magnezi, kaliumi, zinku, vitamina D dhe fosfori.

Megjithatë, edhe pse ofron shumë përfitime ushqyese, konsumimi i tepërt i tij mund të ketë pasoja negative për shëndetin.

Probleme me tretjen

Një nga efektet më të zakonshme të konsumit të tepërt të qumështit është problematikat e tretjes, veçanërisht për ata që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës. Ky problem ndodh kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm laktazë, enzima që ndihmon në përpunimin e laktozës.
Për ata që kanë këtë intolerancë, konsumimi i qumështit mund të shkaktojë dhimbje barku, fryrje, të përziera dhe diarre.

Rreziku për shëndetin e zemrës

Konsumi i lartë i qumështit është gjithashtu i lidhur me rreziqe për shëndetin kardiovaskular. Sipas një studimi, gratë që konsumojnë tre gota ose më shumë qumësht çdo ditë kanë një rrezik të dyfishuar për sëmundje të zemrës krahasuar me ato që konsumojnë më pak se një gotë. Ky efekt mund të jetë më i theksuar për gratë dhe është një shenjë që konsumimi i tepërt i qumështit mund të ndikojë negativisht në shëndetin kardiovaskular.

Rreziku i rritur për jetëgjatësi

Një tjetër shqetësim që ka lindur nga studimet e fundit është lidhja e konsumit të tepruar të qumështit me shkurtime të mundshme të jetëgjatësisë. Hulumtimet kanë treguar se gratë që pinë tre gota qumësht ose më shumë çdo ditë mund të dyfishojnë rrezikun e vdekjes së parakohshme në krahasim me ato që pinë më pak. Edhe për burrat, ky rrezik është rritur me rreth 10% për ata që konsumojnë sasi të mëdha qumështi çdo ditë.

Edhe pse qumështi është një burim i vlefshëm ushqyes, konsumimi i tij në sasi të tepruara mund të ketë pasoja të dëmshme për shëndetin. Është e rëndësishme që të ruhet një ekuilibër dhe të këshillohet me specialistë për sasinë e përshtatshme që duhet të konsumohet për të shmangur rreziqet e mundshme.