Aktualitet

Korça kujton/ Ekspozita në nder të intelektualëve të vrarë nga komunizmi

Është zhvilluar në qytetin e Korçës ekspozita me temën “Korça Kujton” kushtuar të gjithë intelektualëve të qarkut të cilët kanë qenë viktima të regjimit Diktatorial. Të shumtë kanë qënë të përndjekurit politikë dhe intelektualët e persekutuar, të internuar por janë zgjedhur vetëm disa për të qënë pjesë e ekspozitës pasi këta intelektualë kanë qenë pjesë e rrethit të ngushtë të diktatorit.

Jonila Godole drejtore e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë shprehet se qëllimi i kësaj ekspozite është ndërgjegjësimi i brezit të ri, diktaturat mund të përsëriten, demokracia është e brishtë dhe këtë e tregon edhe lufta në Ukrainë. Ndërsa nga ana tjetër shprehet se në Shqipëri ndryshe nga vende të tjera është bërë shumë pak për të përsekutuarit politikë.

Nga ana tjetër Ylber Merdani kryetari i shoqatës së të përndjekurve në Korçë bën me dije se këto ekspozita janë mjaft të rëndësishme për të kujtuar historinë dhe ngjarjet e së shkuarës.

Ylber Merdani kryetari i shoqatës së të përndjekurve në Korçë

Në edicionin e 7-të të Ditët  E Kujtesës, është hera e parë që në qytetin e Korçës vjen kjo ekspozitë me titull “KORÇA KUJTON”.