Në momentin që kryeministri Edi Rama nisi fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, deputetët e opozitës u ngritën në këmbë dujke u kthyer shpinën.
Kreu i Kuvendit Niko Peleshi u ka kujtuar aty Rregulloren e Kuvendit dhe Kodin e Etikës.
“Koreografi! Po cënoni imazhin e Kuvendit”, ka deklaruar ai.
Ndërkaq, kryeministri Rama u shpreh:
“Dhe të ankoheni për ligjin dhe të më ktheni mua kurrizin sikur nuk shkon, megjithatë faleminderit për këtë lehtësim që i bëni fjalimit tim se më mirë shpina se fytyra juaj”, iu tha Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se përsa kohë do të vijojnë të bëjnë “prokurorinë popullore, për aq kohë do të vazhdoni të jeni aty ku jeni dhe gjithmonë e më të tkurrur.”Kryeministri foli më pas për buxhetin dhe teksa u ndal te tuneli i Llogarasë, bëri edhe një koment indirekt për marrjen të pandehur të Ballukut, teksa tha se drejtësia është e pavarur.
Projekt buxheti i vitit 2026 është 8.8 miliardë euro, dhe shoqërohet me 8 projektligje si paketë fiskale, që u diskutua në komisione parlamentare me procedurë të përshpejtuar. Deputetët do të diskutojnë në parim për 8 projektligjet që përfshin buxheti, pesë prej të cilave janë aktualisht në fuqi dhe ndryshojnë, ndërsa 3 janë projektligje të reja.