Rajoni

Kosovë, Ahmeti: Platforma përfundimtare për temat e dialogut, të mërkurën!

Ekipi negociator i Kosovës zhvilloi një takim sot për të koordinuar qëndrimet që do të mbahen në tryezat e ardhshme gjatë dialogut me Serbinë. Bashkëkryesuesi i ekipit, Shpend Ahmeti, tha se një platformë përfundimtare për temat e dialogut do të publikohet të mërkurën. Presidenti Hashim Thaçi nuk iu bashkua tryezës së negociatorëve, ndërsa partitë opozitare, LDK dhe Vetëvendosje, vijuan bojkotin.