Rajoni

Kosovë, Ipeshkvi Dodë Gjergji uron besimtarët për Krishtlindje

Edhe në Kosovë, besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen. Mesha kryesore në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë u drejtua nga Ipeshkvi Dodë Gjergji. Ndërsa u lut për më shumë mirëkuptim, paqe dhe dashuri, e vuri theksin te dialogu. “Askush nuk duhet të ndihet i lodhur nga dialogu apo ta mohojë nevojën për të”, – deklaroi Imzot Dodë Gjergji.