Kryeprokurori i Sarandës, Edison Ademi nuk i kaloi filtrat e Vetting-ut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin e tij nga detyra. Subjekti kishte deklarime të pasakta, ndërsa rezultonte me fshehje të pasurisë, si dhe i kapur në konflikt interesash. Në përfundim të seancës, prokurori iu drejtua trupit gjykues të përbërë nga Genta Tafa Bungo, Lulëzim Hamitaj e Fildes Shuli. “Do të përballeni me mua, kjo punë nuk mbaron këtu”, – deklaroi Edison Ademi pas shkarkimit nga detyra.