Aktualitet

KPK shkarkon kryetarin e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Fehmi Petku

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shkarkoi sot nga detyra, kryetarin e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda. Fehmi Petku u rrëzua në kriterin e ligjshmërisë së pasurisë, për të cilin nuk e bindi trupën gjykuese të përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko e Xhensila Pine. Kjo bëri që kryegjyqtari i Apelit të Krimeve të Rënda të mos e kalojë Vetting-un e nuk rikonfirmohet në detyrë.