Aktualitet

Krimet në Shkodër, reagon ambasadorja e Gjermanisë Schutz

Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri Sussane Schutz, foli nga Shkodra lidhur me situatën kriminale që ka përfshirë qytetin verior. Schutz tha se Shqipëria duhet të bëjë më shumë në lidhje me luftën kundër krimit. Ajo theksoi se Prokuroria dhe Policia duhet të përmirësojnë punën për rastet e konstatuara. Sa i përket ecurisë në procesin e anëtarësimit në BE, Schutz tha se duhet të bëhet më shumë në 5 prioritetet kyçe.