Big Brother Radio Film & Tv Magazine

Krisa dhe Tiri pranuan lidhjen e tyre në BBV/ Penalizim apo avantazh në lojë, ja si shprehet motra e banores!

Të ftuara në emisionin “Big Brother Radio” me Atalanta Kërçyku kanë qenë Gloria Çaushi dhe Enxhi, më saktësi motra dhe shoqja e modratores Krisa Çaushi. Kjo e fundit është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP Albania”, së bashku me partnerin e saj këngëtarin Tiri Gjoci.

E pyetur se përse motra e saj vendosi të bëhej pjesë e këtij programi, Gloria u përgjigj:

Nuk ka strategji. Ajo ka ardhur për të bërë lojë, sepse kjo është një gjë normale që të gjithë banorët për të bërë lojë kanë hyrë aty. Krisa është një tip, që siç e the edhe përpara, kërkon shumë dhe ta bëjë si e ndjen ajo më mirë.

Siç edhe e lartpërmendëm, ajo është bërë pjesë e këtij programi edhe me Tirin. Si e kanë parë këtë gjë familjarët e saj? A është kjo një strategji e mirë që ju shërben atyre të dyve?

Mendoj se është shumë mirë, sepse të dy janë futur duke parë njëri-tjetrin 24/7. Domethënë është ndryshe kur nuk e sheh përditë, mund të ketë raste edhe më gjatë. Mendoj se mund ta njohin njëri-tjetrin më mirë, edhe në lojë.

Në fillim, ata nuk e deklaruan se ishin çift dhe më pas e treguan këtë gjë tek banorët. Si e komenton Gloria këtë veprim të tyrin?

Unë them që më mirë që e zbuluan që ishin çift. Mund të kishte dyshime tek banorët se mund të ndodhte. Familja e dinte. Siç e kanë thënë, lidhja e Krisës dhe Tirit ka qenë shumë private dhe thjesht kur u futën e bënë publike.

E penalizon prania e Tirit lojën e Krisës?

Mendoj se do ta ndihmojë sepse e mbështesin njëri-tjetrin sepse janë të dy bashkë. Nuk mendoj se do ta penalizojë.