E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë ekspertja e kristaleve, Fjorza Mullahaj. Ajo na ka treguar se cilat kristale këshillon ajo për të nisur një vit të mbarë me energji të mirë.
Si fillim duhet të përdorim energji që do të na shkëpusë nga çdo gjë që nuk na ka bërë mirë gjatë vitit të kaluar. Dhe ky është hapi kryesor drejt shërimit, është më i vështiri, sepse këtu futet koshienca, a jemi ne të vetëdijshëm që kjo gjë na ka bërë dëm. Ne kemi krijuar një qiri manifestimi i cili të cilin do ta përdorim gjatë datës 31 dhjetor, ose në 30 dhjetor në darkë, dhe ka brenda oksidian të zi, i cili është një xham vullkanik, është një mineral i jashtëzakonshëm i cili sjell vetëbesim, ngrohtësi emocionale që çdo gjë është në rregull. Është po i njëjti kristal që unë do sugjeroj që pjesën e parë të vitit të jetë në duart e gjithësecilit prej nesh. Gjithashtu kam tre muaj që po ideoj një kombinim për herë të parë që është për të gjithë, është gjithëpërfshirës, i cili do të na ndihmojë me frekuencat e tij për të aktivizuar disa gjëra në mendje dhe në shpirtin tonë në lidhje me çfarë kemi bërë realisht deri tani dhe të na sjellë pak pozitivitet. Shoh vërdallë që njerëzit e kanë humbur atë ‘vibe’-in e festave, sikur po i krijon stres…