Back to the Beginning Celebrities Music

“Krizë e madhe…”/Muzika e ditëve të sotme për Diana Ziun: Të keqe nuk mund të thuash, por shumë ordinere dhe…

E ftuar në emisionin “Back to the Beginning” me Kozeta Kurtin këtë javë ka qenë Diana Ziu. Një kompozitore mjaft e njohur e cila ka treguar në radio me nostalgji gjithçka nga rinia e saj dhe pasioni për pikturën dhe jo vetëm kaq…

Kur po diskutonin në lidhje me muzikën e ditëve të sotme, ndryshimet që ka pësuar Diana u shpreh se:

Sot është një krizë shumë e madhe për të shkruar një muzikë të mirë, ose për të pasur shije në të dëgjuar dhe në qasjen e këtyre këngëve. Ndoshta kriza është edhe gjithandej sepse ne e shohim edhe në festivale dhe gjithkund. Kanë marrë kaq super xhiro saqë të vjen zor të hapësh dhe të dëgjosh sepse janë tekste banale, nuk thonë asgjë. Teksti, kënga dhe kush e këndon dhe kur thonë muzika e filanit, teksti i filanit që nuk të thonë asgjë. Të thuash që është poet apo…

Nuk i heq të drejtën askujt, të shkruajnë të gjithë por jo të mi nxjerr mua si model. Le të shkojnë të këndojnë nëpër dasma dhe ku të duan por të zgjidhen gjërat kur jepen në televizion ose kur jepen në festivale. Të ketë një vetëkontroll sepse na çmendën këngët që janë me tekstet që nuk e di. Kanë filluar tani që t’i mbajnë nëpër kaseta dhe makina, muzikë të keqe nuk mund të thuash por shunë ordinere, shumë të zakonshme. 

Më tej Diana shtoi gjithashu se:

Kemi fëmijë shumë të talentuar, ka studentë shumë të talentuar, ka vajza që këndojnë bukur dhe ka kompozitorë që premtojnë shumë. Kemi njerëz që mua më vjen shumë përzemër ta them që këta fëmijë të talentuar janë jashtë dhe po bëhen yje atje jashtë ku janë dhe ne nuk po i mbajmë këtu.