Aktualitet

Kryeministri Rama pret presidentin e Emirateve të Bashkuara, Bin Zayed: Mik i shtrenjtë i shqiptarëve!

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Muhammed Bin Zayed ishte në një vizitë zyrtare në Tiranë, ku takoi kryeministrin Edi Rama.

Mirëmëngjes dhe me mbërritjen mbrëmë në Shqipëri të një miku të vjetër e të shtrenjtë të popullit shqiptar, këtej e andej bjeshkëve, ju uroj një ditë të mbarë, shkruan shefi i qeverisë.

Në një reagim në rrjetet sociale, presidenti i Emirateve, informon se diskutuan për një sërë çështjesh rajonale e ndërkombëtare, si dhe për zgjerimin e partneritetit mes dy vendeve.

Pata kënaqësinë të takohesha me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë, për të diskutuar mënyrat për të përforcuar më tej partneritetin në zgjerim të vendeve tona. Gjithashtu shkëmbyem pikëpamje mbi një numër çështjesh rajonale dhe ndërkombëtare e rikonfirmuam angazhimin tonë të përbashkët për të mbështetur përpjekjet për të çuar përpara paqen dhe stabilitetin në dobi të të gjithëve.

Në fokus të takimit ishin diskutimet për rritjen e bashkëpunimit në sektorë si energjia e rinovueshme e teknologjia, ekonomia, tregtia apo siguria ushqimore. Gjithashtu, shqyrtuan rritjen e lidhjeve Shqipëri-Emiratet e Bashkuara Arabe  e shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet rajonale e ndërkombëtare me interes reciprok.

Ndër të tjera, Rama e Bin Zayed theksuan rëndësinë e dialogut dhe diplomacisë në zgjidhjen e konflikteve globale e nevojën për një bashkëpunim më të madh ndërkombëtar për të promovuar paqen, stabilitetin dhe sigurinë.