Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, Kryeministri Rama u prit nga kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti. Të dy politikanët bashkëbiseduan për situatën e krijuar pas aktakuzave të Hagës ndaj ish luftëtarëve të UÇK-së, shumë prej tyre figura kyçe të shtetit si Presidenti Thaçi. Më vonë gjatë pasdites, kreu i Qeverisë shqiptare duhet të takohet edhe me drejtuesin e AKR-së, Behgjet Pacolli.