Lifestyle

Kujdes! Nëse përdorni këtë frazë ju mund të shkatërroni marrëdhënien tuaj sa hap e mbyll sytë…

Me siguri e keni dëgjuar shprehjen “jam i ngarkuar mendërisht”, ajo punë e padukshme emocionale që lidhet me organizimin e jetës së përditshme, menaxhimin e shtëpisë, marrëdhënieve dhe kujdesin për të tjerët. Edhe pse është një pjesë thelbësore e funksionimit të një familjeje, kjo barrë bie shpesh mbi gratë, dhe shumë herë, kalon pa u vënë re nga të tjerët. Kjo përfshin ndjekjen e orareve, kujdesin për fëmijët, menaxhimin e buxhetit, parashikimin e nevojave të partnerit dhe marrjen e vendimeve të përditshme. Kur kjo barrë mbetet mbi një person të vetëm, lodhja emocionale bëhet e pashmangshme dhe shpesh përfundon me dorëzim: ndalon së kërkuari, pushon së luftuari për ekuilibër dhe, në fund, e gjen veten duke i thënë partnerit:

Bëj çfarë të duash.

Por sipas ekspertëve, kjo frazë nuk është aq e pafajshme sa duket. Terapistja e marrëdhënieve Rebecca Vivash, e certifikuar nga Shoqata Britanike për Këshillim dhe Psikoterapi (BACP), shpjegon se ajo ç’ka duket si një gjest lirie, në fakt është dorëzim i plotë i përgjegjësisë tek tjetri.

Kur thua ‘bëj çfarë të duash’, ti nuk po ndan barrën, po ia dorëzon të gjithën partnerit, shpesh mbi gjithçka tjetër me të cilën ai/ajo po përballet tashmë. Kjo mund të çojë në frustrim, lodhje dhe madje bllokim emocional.

Të japësh zgjidhje nuk është keq, përkundrazi, është e nevojshme, por duhet të bëhet në mënyrë të barabartë dhe të kujdesshme. Një mënyrë më e shëndetshme është të përfshiheni të dy në procesin e vendimmarrjes. Për shembull, në vend që të thuash vendos vetë, provo të pyesësh:

Të bëjmë këtë apo atë? A t’i shohim bashkë mundësitë?

Kjo e bën vendimmarrjen një akt bashkëpunues, jo një barrë të njëanshme. Eksperti i marrëdhënieve Graham Johnston e mbështet këtë qasje dhe shton:

Nëse ke një mendim, thuaje. Kështu mund të negociojmë dhe të gjejmë një zgjidhje të përbashkët. Kjo është zemra e një marrëdhënieje të shëndetshme. Të gjithë përballemi me vendime gjatë ditës, në punë, në jetë, në marrëdhënie. Por edhe partneri yt ka po aq nevojë për pushim. Mos e lër gjithmonë topin në anën e tij/saj. Ngarkesa mendore duhet të ndahet.

Johnston thekson se është zhgënjyese kur njëri në çift pret që tjetri të lexojë mendimet e tij ose të marrë gjithmonë përgjegjësinë për çdo vendim.