BBV - Live nga shtëpia - NEWS Gossip Showbiz

Kush është banori që ia ka “ngulur thikën pas shpine” Gjestit?

“Big Brother Radio” erdhi në valët e radios më të dëgjuar Top Albania Radio, për herë të fundit për këtë edicion. Ku katër finalistët u gjendën para dy moderatoreve shumë të talentuara Elona Duro dhe Jonida Aliçkollit.

Në pjesën e fundit të emisionit, biseda u zhvillua mes Elonës dhe Gjesti, ku banori shprehu ndjenjat e tij për Eglin, një mori mendimesh dhe emocionesh të kaluara brenda në shtëpi.

Elona i rikujtoi Gjestit një deklaratë të tijën ku ai shprehet se disa i kanë ngulur thikën pas shpine, të gjithë jemi kuriozë të dimë se kush janë.

Një njeri kur ta rreh krahun, dhe në fund nuk e ka pasur me sinqeritet dhe u kthye kundër meje, atëherë është thikë pas shpine për mua. Ajo është Rozana Radi që e ka bërë, unë kam qenë i sinqertë me të.