Një prej intervistave shumë interesante dhe me nota humori që dëgjuam në valët e Top Abania Radio-s ishte live nga shtëpia e “Big Brother”, mes Elona Duros dhe Gjestit. Një dyshe fantastike, ku Gjesti u ndje komod duke shprehur ndjenja dhe mendime të pathëna më parë, rreth lojës, banorëve dhe lidhjes së tij me Eglin.
Elona:
Çfarë është Egli për ty?
Gjesti:
Gjithçka! Më ka ndenjur në krah gjithë kohës, nuk u dorëzua kurrë… Sot jam i lumtur që Egli ka arritur finalen në fund. Edhe unë veë ia dola…
Elona:
I jep merita vetes tënde për finalen e Eglit?
Gjesti:
Gjithmonë, mos të kishin ndodhur ato drama dhe gjëra, ndoshta kishim dalë
Elona e ka pyetur se si është marrëdhënia e tij me Eglin dhe si mendon se do të vazhdojë jashtë. Banori ka shprehur:
Unë do ta takoj dhe jashtë, nuk e di çfarë ndodh, do Zoti…
Unë Eglit i kam thënë që nuk të shoh më larg… nuk mendoj diçka që kam për të pasur me ty. Jo familje a diçka… vazhdojmë jashtë kështu siç jemi
Elona:
A je tip që bën sakrifica për dashurinë?
Gjesti:
Varet, po bëj, por varet se çfarë sakrifice se nëse jam në Prishtinë dhe kam punët e të gjitha aty, e kam më të vështirë të transferohem prej andej… Një diçka do të gjendet se ka puls
Elona:
A ka puls kjo lidhje?
Gjesti:
Jam duke kaluar shumë mirë me të, që herën e dytë që ka ardhur, s’po mundem t’i rri larg… njeriu ia kupto vlerën kur nuk e ka…
Nëse do të zgjidhte mes Eglit të fillimit dhe asaj të rikthimit, kë zgjodhi Gjesti?
Egli i rikthyer, e ka ndal veten, nuk ka qenë aq e dhënë pas meje, nuk e ka kaluar respektin më shumë… është më e qetë