Celebrities Gossip Showbiz

Kush ka dashur të ndihmojë kë?! Donaldi dhe Iliri në një bisedë aspak të zakontë me njëri-tjetrin!

Ata janë padyshim banorët më të komentuar të këtij edicioni të “Big Brother Vip”. E kemi fjalën për Donaldin dhe Ilirin të cilët janë konfliktuar jo pak herë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Zënkat e tyre kanë përfshirë edhe banorët e tjera brenda të cilët dashur padashur janë pozicionuar duke i mbështetur secilin prej tyre ose duke i kritikuar.

Duke qenë se jemi afër finales, brenda shtëpisë nuk kanë munguar dinamikat e reja dhe jo më larg se mbrëmjen e kaluar, në një bisedë në oborr, Iliri i ka pohuar Donaldin se ka dashur ta ndihmojë në disa aspekte. Kjo situatë ka sjellë një reagim plot të qeshura nga Donaldi, i cili është treguar mosbesues.

“Ti ke dashur të më ndihmosh?”,-i është drejtuar ai Ilirit.

https://www.instagram.com/p/CZJjJymhS1n/

Ky i fundit ka pranuar se e ka ndarë shapin nga sheqeri dhe se defekti i Donaldit është se shumë herë nuk e ka kuptuar. Rikujtojmë se pas daljes së Triksës nga “BBV” Iliri theksoi se ai ishte i vetmi konkurrent që e ka nominuar atë për shkak se ndërhynte herë pas here në debatet me Donaldin. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. 

Së fundmi ka ardhur dhe një reagim nga mamaja e Trixës, Antigona Ramosaj. Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka ripostuar një shkrim të gjatë që ish-banorja e “Big Brother”, Neda Balluku ka bërë për të bijën e saj, duke përkrahur dhe duke i dhënë zemër Trixës.