Gossip Showbiz

Kush këngëtare shumë e njohur do të performojë në dasmën e Eglit dhe Gjestit?

Mbrëmjen e sotme (14 prill), në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4” do të zhvillohet një dasmë festive mes çiftit Gjesti dhe Egli Tako. Kjo ceremoni vjen pas një kërkese të veçantë që Gjesti i ka bërë Vëllait të Madh për të organizuar këtë moment të veçantë brenda shtëpisë.

Edhe pse kanë mbetur vetëm katër finalistë, atmosfera në shtëpi pritet të jetë e jashtëzakonshme, plot emocione si dhe të ftuar surprizë.

Për të shtuar gjallërinë e dasmës, do të performojnë dy këngëtarë të njohur të muzikës popullore – Remzie Osmani dhe Nexhat Osmani.

Lajmin e ka konfirmuar vetë artistja përmes një postimi në Instagram.

Përveç çiftit Gjesti dhe Egli, në garë për çmimin e madh janë gjithashtu këngëtarja Rozana Radi dhe aktori Laert Vasili.

Finalja e madhe e Big Brother VIP Albania do të zhvillohet të shtunën, më 19 prill, dhe pritet të kulmojë me emocione të forta dhe surpriza për publikun. Gjithashtu mos harroni të ndiqni live në valët e Top Albania Radios intervistat dhe ngjarjet surprizë nga tapeti i kuq në orën 19:00.