Aktualitet Zgjedhjet 2025

Kutitë e fundit në Tiranë/ PS thellon epërsinë, 19 mandate! Berisha bie në 13 deputetë, Shehaj i merr një mandat PD-së

Në qarkun e Tiranës janë numëruar deri tani 1242 nga 1282 qendra votimi, që përbën mbi 90% të totalit.

Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga KQZ, PS kryeson bindshëm me mbi 199 mijë vota ose 47.88%, duke mbajtur epërsinë në kryeqytet. Në vend të dytë renditet koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me mbi 146 mijë vota, që përfaqësojnë 35.05% të votave.

LEXO EDHE: Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj. Jashtë dy ish-deputetët Gjunkshi dhe Spahiu

Sipas projeksioneve, Berisha merr 13 mandate në Tiranë, duke humbur 4 mandate krahasuar me 2021. Agron Shehaj ka marrë 2 mandate në Tiranë, ku një prej tyre sapo ia ka marrë PD-së.

Përtej këtij rezultati, shihet se PD ka pësuar një rënie në përqindje me 10.4% në krahasim me 2021. Ndërkohë, subjektet e tjera kanë marrë më pak se 2% të votave secila.

Më tej renditen:

Partia Mundësia 5% e votave

Partia Socialdemokrate 3.37%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 3.08%

Lëvizja Bashkë 2.7%