Kuvendi sot zhvillon seancën plenare të radhës. Në rend dite është edhe një interpelancë urgjente me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, kërkuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë, më 18 nëntor.
Kerkese per interpelance urgjente me ministren e Arsimit dhe Sporteve Znj. Ogerta Manastirliu.
Drejtuar: Znj. Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit te Shqiperise
Znj. Kryetare,
Diten e hene, date 18 Nentor ka ndodhur nje krim i rende ne dyert e shkolles ”Fan Noli” ku u vra ne menyre tragjike nxenesi i kesaj shkolle, 14 vjeçari Martin Cani. Nje ngjarje qe ka tronditur gjithe shoqerine shqiptare, nje ngjarje e paralajmeruar, nje krim qe tregon qartesisht mungesen e sigurise dhe ndihmes psikologjike ne arsimin parauniversitar.
Qeveria ka propaganduar te ashtuquajtuar “Paketa e Sigurise ne Shkolla” qe do te identifikonte rreziqet, do te rriste sigurine, jo vetem Brenda shkolles por edhe ne perimetrin e sigurise jashte shkollave. Oficer te trajnuar duhet te merreshin me kete ceshtje dhe do ishte sipas qeverise prioritet i MAS. Ne shtator te keti viti kryeministri eshte shprehur se: “se oficeri i sigurise duhet te jete ne vend te prinderve, qe duhet te njohe çdo nxenes dhe problematikat e tyre, qe ata te ndihen dhe te te jene te sigurt ne institucionet arsimore”. Ndersa per te vleresuar situaten psikologjike te femijes, eshte vendosur edhe figura e psikologut ne shkolla;
Per sa me siper, duke shprehur gjithë dhimbjen per ngjarjen e rëndë, nje ngjarje qe kishte dite qe zhvillohej ne ambjentet e shkolles, e paralajmeruar por jo e parandaluar, kerkojme nje interpelance urgjente per paketen mbi sigurine ne shkolla, per ndihmen psiko-sociale dhe mbeshtetese ne shkolla.
Ne cilesine e deputeteve te Kuvendit te Shqiperise, ne mbeshtetje te nenit 80, pika I e Kushtetutes dhe nenit 97, pikat I te Rregullores se Kuvendit, kerkojme zhvillimin e nje interpelance urgjente me ministren e Arsimit dhe Sportit, Znj.Ogerta Manastirliu.
Ne emer te grupit parlamentar te Partise Demokratike, interpelanca do te mbahet nga kryetarja e komisionit te Edukimit dhe Mjeteve te lnformimit Publik, Znj.Ina Zhupa.
Gjithashtu, në seancën e sotme do të shqyrtohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim letrash të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Për përmirësimin e sistemit të shëndetësisë”, ratifikuar me ligjin nr.57 /20 15″.
Kuvendi i Shqipërisë do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve administrativë pas mbarimit të mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”.
Në rend dite është edhe shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve administrativë pas mbarimit të mandatit të Komisionerëve Publikë”.