Auto & Moto

Volkswagen po ndërpret emërtimet e modeleve elektrike me shifra apo shkronja!

Volkswagen po planifikon të heqë gradualisht emërtimin ID. dhe shifrat apo shkronjat në emrat e automjeteve elektrike. Që nga viti 2026, kompania synon të zëvendësojë këtë markim alfanumerik me emra më tradicionalë për veturat. Qëllimi është thjeshtësimi i ofertës. ID. u prezantua për herë të parë në vitin 2017 me versionin konceptual të kompaktit ID.3, i cili hyri në prodhim në vitin 2019. Sot, kjo është një linjë e plotë produktesh, nga ID.3, ID.4… deri te ID.Buzz.

Martin Sander, anëtar i Bordit Drejtues të Volkswagenit përgjegjës për shitje, marketing dhe pas-shitje, zbuloi në një intervistë për Auto und Wirtschaft se kompania synon të rikthehet në përdorimin e emrave konvencionalë për automjetet elektrike. Edhe pse Sander nuk dha detaje të mëtejshme, Volkswagen më parë kishte bërë të ditur se emrat tradicionalë si Polo, Fox apo Golf mund të përdoren edhe për automjetet elektrike.

Lajmi i mirë është se me elektrifikimin, Volkswagen nuk do të nxjerrë në pension modelin e famshëm. Konkretisht, GTI po kthehet, por do të jetë i lidhur me një model elektrika shtu siç u njoftua në vitin 2023 kur ID u lançua. Koncepti GTI, Volkswagen po përgatit një version sportiv. Megjithatë, në vend të ID.2 të ardhshëm në versionin GTII, informacioni më i fundit sugjeron se është ID.3. Sipas Auto Motor und Sport, versioni i ri do të pozicionohet mbi versionin GTX.

Ky i fundit karakterizohet nga një bateri 79 kWh, me një motor elektrik me 326 kuaj fuqi. Arrin shpejtësinë 100 km/orë në 5.7 sekonda dhe autonomia sipas WLTP është 602 kilometra. Sipas të njëjtit burim, versioni GTI do të dalë vitin e ardhshëm dhe nuk do të jetë dukshëm më i fuqishëm se GTX. Supozohet se fuqia do të jetë rreth 340 kuaj fuqi, por shasia do t’i nënshtrohet modifikimeve të gjera.

Volkswagen of America dhe Uber kanë njoftuar plane për të nisur një shërbim komercial robotaksi duke përdorur furgonë elektrikë autonomë VW ID. Buzz në disa qytete të SHBA-së gjatë dekadës së ardhshme. Shërbimi do të fillojë në Los Angeles në fund të vitit 2026, fillimisht me shoferë sigurie në timon. Udhëtimet pa shofer priten të nisin në vitin 2027, pas miratimit rregullator. Megjithëse më parë Volkswagen kishte hezituar të hynte në tregun e shërbimeve të transportit me porosi, tani planifikon të furnizojë automjete vetë-drejtuese dhe softuer për menaxhimin e flotës, ndërsa Uber do të merret me operimin.