National Geographic e ka përfshirë Kretën në listën “Best of the World” për ushqimin, ndërsa ishulli është shpallur gjithashtu Rajon Evropian i Gastronomisë për vitin 2026. Kreta, ku rriten rreth 40 milionë pemë ulliri, është destinacioni i parë evropian i përmendur në listë. Kombinimi i maleve, detit dhe diellit ka krijuar një ishull të pasur me fruta, perime dhe një nga vajrat më cilësorë ekstra të virgjër të ullirit në botë.
Bizelet dhe shpargujt mblidhen zakonisht në pranverën e hershme; fasulet, kastravecët dhe patëllxhanët nga maji; domatet, patatet dhe kungujt gjatë verës; ndërsa karotat, panxhari dhe avokadot gjatë dimrit. Ishulli më i madh i Greqisë konsiderohet gjithashtu si vendi që hodhi bazat e dietës Mesdhetare, e njohur për fokusin te ushqimi me bazë bimore dhe kufizimin e ushqimeve të përpunuara për një shëndet më të mirë.
Kreta është shpallur këtë vit një nga Rajonet Evropiane të Gastronomisë nga Instituti Ndërkombëtar i Gastronomisë, Kulturës, Arteve dhe Turizmit. Sipas vlerësimeve, kuzhina e saj bëhet edhe më autentike sa më thellë dhe larg zonave turistike të udhëtojnë vizitorët. Ndërkaq, Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje ndërkombëtare si një nga destinacionet turistike më tërheqëse në Evropë, veçanërisht për vizitorët nga vendet e Gjirit, përfshirë Kuvajtin.
Me bregdetin e paprekur, peizazhet mahnitëse natyrore, trashëgiminë kulturore dhe mikpritjen tradicionale, vendi po pozicionohet si një alternativë moderne dhe e përballueshme për pushimet verore”, sipas një artikulli të botuar në “Times Kuwait”. Ambasadori i Shqipërisë në Kuvajt, Ilir Hysa, duke folur për rritjen e interesit ndërkombëtar, tha se vendi ka përjetuar një rritje të ndjeshme të turizmit vitet e fundit, duke tërhequr familje, të rinj dhe turistë ndërkombëtarë që kërkojnë përvoja të reja evropiane përtej destinacioneve tradicionale.