Bota

Ky vend po vendos njohjen e fytyrës për çdo numër telefoni!

Koreja e Jugut po shtrëngon masat kundër mashtrimeve digjitale duke e bërë të detyrueshme njohjen e fytyrës për hapjen e numrave të rinj celularë. Nga marsi 2026, çdo qytetar do të duhet të verifikohet përmes krahasimit të fytyrës me dokumentin e identitetit.

Masa synon të ndalojë regjistrimin e telefonave me identitete të rreme, të përdorur kryesisht për mashtrime telefonike. Operatorët kryesorë celularë do të jenë të detyruar ta zbatojnë këtë procedurë shtesë sigurie. Autoritetet thonë se kjo do ta bëjë pothuajse të pamundur përdorimin e dokumenteve të vjedhura ose të falsifikuara. Vetëm këtë vit, mashtrimet telefonike i kanë kushtuar qytetarëve mbi 760 milionë dollarë.