Auto & Moto

Ky vend po zvogëlon subvencionet për blerjen e automjeteve elektrike!

Franca ka vendosur të zvogëlojë buxhetin dhe ndihmat për blerjen e automjeteve elektrike do të preken gjithashtu. Buxheti për subvencionet për vitin 2025 është një miliard euro, krahasuar me 1.5 miliard euro në vitin 2024.

Megjithatë, më shumë se 300 milionë euro do të përdoren për të mbuluar tejkalimin e buxhetit të vitit 2024. Për këtë arsye, vetëm 690 milionë euro do të jenë në dispozicion realisht për subvencionet vitin e ardhshëm. Kjo është e mjaftueshme për të financuar rreth 200,000 automjete elektrike gjatë vitit.

Kur të shpenzohet buxheti, qeveria mund të vendosë të anulojë subvencionet. Në ndryshim nga njoftimet e para, profesionistët do të mund të vazhdojnë të përdorin bonuset për blerjen e automjeteve komerciale të lehta me bateri.

Shuma e bonusit ekologjik aktualisht është 4000 euro për pjesën më të pasur të tatimpaguesve dhe 7000 euro për familjet me të ardhura më të ulëta. Tani, subvencionet bien në 2000, 3000 ose 4000 euro (nga 7000 euro), në varësi të të ardhurave të familjeve.

MyBatteryHealth, kompania franceze që zhvilloi një zgjidhje për një vlerësim të thjeshtë dhe të shpejtë të gjendjes së baterive elektrike dhe hibride, kreu një studim mbi gjendjen e baterive të përdorura të makinave elektrike. Për një vit, kompania monitoroi një flotë përfaqësuese prej më shumë se 40 mijë automjetesh të të gjitha markave, me një kilometrazh mesatar prej 88 mijë km. Raportohet se rreth 94 për qind e modeleve të vlerësuara kishin bateri në gjendje të mirë me SOH (State of Battery Health) më shumë se 80 për qind.