Ligjvënësit në Britani miratuan një seri rregullash të reja dhe më të ashpra kundër duhanpirjes, si pjesë e përpjekjeve për të reduktuar përdorimin e duhanit dhe për të mbrojtur shëndetin publik. Projektligji për Duhanin dhe Cigaret Elektronike synon të bëjë duhanpirjen dhe cigaret elektronike më pak tërheqëse dhe siguron që çdo person që është 15 vjeç ose më i ri, t’i ndalohet blerja e cigareve. Projektligji ndalon reklamimin e cigareve elektronike dhe shitjen e tyre në makinat automatike, si dhe kufizon paketimin dhe aromat e cigareve elektronike që tërheqin drejtpërdrejt fëmijët dhe të rinjtë.
Pas një debati të gjatë, 415 ligjvënës votuan pro projektligjit, ndërsa 47 votuan kundër. Ky hap vjen si pjesë e një strategjie afatgjatë për të arritur një “Brexit pa duhan” dhe për të reduktuar shpenzimet shëndetësore të lidhura me duhanpirjen. Ndërkaq, Vaping ndikon menjëherë në shëndetin vaskular dhe nivelet e oksigjenit, sipas një studimi edhe pa nikotinë. Sipas një studimi të ri, përdorimi i cigareve elektronike ndikon menjëherë në funksionimin e enëve të gjakut të përdoruesit, edhe nëse pajisja nuk përmban nikotinë. Studimi është paraqitur në takimin vjetor të Shoqatës Radiologjike të Amerikës së Veriut në Çikago dhe tregoi gjithashtu se përdorimi i cigareve elektronike me ose pa nikotinë uli një tregues të njohur si ngopja me oksigjen venoz.
Kjo mund të nënkuptojë se mushkëritë e personit marrin më pak oksigjen. Sipas Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave mbi 1.6 milion të rinj në shkollat e mesme dhe të larta përdorin cigare elektronike. Shkencëtarët theksojnë se nevojiten më shumë studime për të konfirmuar këto rezultate dhe për të kuptuar efektet afatgjata të vaping-ut. Por ata paralajmërojnë se përdorimi i rregullt mund të çojë në sëmundje vaskulare. “Shumë njerëz gabimisht besojnë se cigaret elektronike janë një alternativë më e sigurt se ato tradicionale me bazë duhani, por kjo nuk është e vërtetë,”-tha Dr. Marianne Nabbout.
Në vitin 2013, Ibrahim Yucel, një njeri nga qyteti turk i Kütahya, vendosi të ndërmerrte një hap ekstrem për të lënë duhanin. Pas vdekjes së babait të tij nga kanceri i mushkërive, Yucel, i cili kishte pirë dy paketa cigare çdo ditë për më shumë se 20 vjet, kërkoi një zgjidhje të jashtëzakonshme për të ndaluar këtë zakon të dëmshëm. Për të luftuar varësinë, ai krijoi një kafaz metalik rreth kokës së tij duke përdorur 130 metra tel bakri. Kafazi, i ngjashëm me një helmetë motoçiklete, kishte hapësira mjaft të vogla që i lejonin atij të pinte ujë me një shishe, por ishin shumë të ngushta për të futur një cigare. Pas mbylljes së kokës në kafaz, ai i dha çelësin gruas së tij, e cila ishte e vetmja që mund ta lironin atë, vetëm gjatë kohës që ai hante vaktet ushqimore.