Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet kanë marrë gjithë vëmendjen në një nga eventet sportive më të rëndësishme të javës, teksa u shfaqën së bashku në Madison Square Garden për të ndjekur ndeshjen mes New York Knicks dhe Atlanta Hawks.
Çifti, që prej kohësh komentohet për romancën e tyre, u pa në tribunë mes shumë emrave të njohur të showbiz-it. Jenner ishte ulur mes partnerit të saj dhe Ben Stiller, ndërsa pranë tyre ndodheshin edhe Tina Fey dhe Tracy Morgan.
Ndeshja kishte rëndësi të madhe për New York Knicks, pasi seria e raundit të parë në Konferencën Lindore ishte në barazim, duke e kthyer mbrëmjen në një atmosferë plot tension dhe entuziazëm.
Për këtë dalje, Kylie Jenner kishte zgjedhur një stil casual por elegant, me xhinse të bardha me detaje metalike, kanotierë të bardhë dhe xhaketë lëkure të zezë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e kamerave.
Romanca mes Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet ka nisur në vitin 2023 dhe që atëherë është kthyer shpesh në kryefjalë të mediave, sidomos pas paraqitjeve të tyre publike.
Dalja e fundit në Madison Square Garden po shihet nga fansat si një tjetër shenjë se marrëdhënia e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze.