Kylie Jenner ka tërhequr sërish gjithë vëmendjen në rrjetet sociale, këtë herë me disa foto të reja provokuese të publikuara në Instagram.
28-vjeçarja u shfaq e veshur me reçipeta të zeza dhe pantallona me bel të ulët, duke vënë në pah format trupore dhe barkun e tonifikuar. Look-un e saj e kompletoi me taka elegante nga Christian Louboutin.

Në disa prej imazheve, ajo pozon përpara koleksionit të saj luksoz të çantave, ku bien në sy modele të shumta Hermès Birkin, me një vlerë që thuhet se arrin deri në rreth 1 milion dollarë.
Përveç stilit të guximshëm, Kylie Jenner zbuloi edhe një detaj të ri: një aksesor dentar në formë dy zemrash të vogla argjendi, që i jepte një prekje të veçantë pamjes së saj.
Ky postim vjen menjëherë pas pjesëmarrjes së saj në Coachella, ku kaloi një fundjavë plot evente dhe festa. Ndërkohë, partneri i saj Timothée Chalamet nuk ishte pranë saj, pasi kishte zgjedhur të qëndronte në Miami pas angazhimeve të tij të fundit.
Në përshkrimin e fotove, ajo shkroi me humor: “A nuk mund të argëtohet një vajzë?”, duke shtuar edhe një emoji fjongo rozë, që ndezi edhe më shumë reagimet e ndjekësve.