Showbiz

Kylie Jenner në qendër të polemikave në dasmën e Jeff Bezos: fustani i saj ndez debate? Pse?

Kylie Jenner tërhoqi vëmendjen në dasmën madhështore të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia, por prania e saj nuk kaloi pa polemika.

27-vjeçarja u shfaq me një fustan të personalizuar të dizajnuar nga stilistja turko-britanike Dilara Findikoglu, i cili u konsiderua nga shumë si shumë i ngjashëm me të bardhën – një ngjyrë tradicionalisht e rezervuar për nusen.


Veshja me korse të ngushtë, detaje me lidhëse dhe fjongo të zeza, ishte padyshim mbresëlënëse, por ngjalli reagime në rrjet, ku ndjekësit diskutuan nëse Kylie kishte shkelur një rregull të pashkruar:

Mos vish të bardha në dasmën e dikujt tjetër.

Kylie, e cila ndodhej në Venecia së bashku me motrën Kendall, shkëlqeu gjithashtu me aksesorë luksozë, përfshirë vathë me diamant 33 karatësh dhe një unazë me diamant 25 karatësh.

Përkundër perceptimit vizual, një zëdhënës i stilistes u shpreh për “Page Six Style” se fustani nuk ishte fildishi apo i bardhë, por “blu e akullt”, duke tentuar të shuajë zërat kritikë.

Ndërkohë, vetë nusja Lauren Sanchez u fotografua një ditë para dasmës duke dalë nga Hotel Aman, e veshur me një kostum klasik të bardhë Dior, të kombinuar me një shall Hermes dhe syze Tom Ford – duke konfirmuar se ngjyra e bardhë ishte e rezervuar për të.

Kardashianët mbërritën në qytetin italian më 26 qershor, ndërsa festimet për dasmën me vlerë rreth 20 milionë dollarë kanë mbledhur personalitete të shumta nga bota e biznesit dhe showbiz-it.