Celebrities

Kylie Jenner shkëlqen me fustan super seksi në Palm Springs, por mungon Timothée Chalamet?!

Kylie Jenner ka tërhequr sërish gjithë vëmendjen gjatë festimeve të Ditës së Falënderimeve, teksa po qëndronte në rezidencën familjare në Palm Springs.

Ylli 28-vjeçare u pa me një fustan të zi ultra të ngushtë nga Dolce & Gabbana, që theksonte format e saj, ndërsa po shijonte pushimet në vilën luksoze së bashku me motrën Kendall Jenner.

Ajo që nuk kaloi pa u vënë re nga fansat, ishte mungesa e të dashurit të saj, aktorit Timothée Chalamet, me të cilin Kylie nuk është parë në publik prej gati dy muajsh.

Herën e fundit çifti u fotografua më 8 tetor, gjatë një ndeshjeje të New York Yankees, gjë që ka nxitur sërish thashetheme për situatën e tyre romantike.

Megjithatë, Kylie dukej mjaft në humor teksa festonte me Kendall-in. Motrat u panë duke bërë shaka për “aftësitë e dobëta” në kuzhinë të Kendall-it, një moment që rikujtoi videon virale ku ajo shfaqej duke prerë karrota me vështirësi.

Edhe pse e mbajnë romancën larg syrit të publikut, Kylie dhe Chalamet herë pas here kapen së bashku në evente.

Aktori thuhet se është i angazhuar me xhirimet e filmit “Dune: Part Three” në Budapest, ndërsa Kylie po fokusohet në projektet e saj të reja në modë dhe kozmetikë.

Burime pranë saj raportojnë se ajo udhëton në mënyrë diskrete për ta vizituar sa herë i jepet mundësia, duke treguar se lidhja e tyre vazhdon, pavarësisht distancës dhe angazhimeve profesionale.

Ndërkohë, Kylie dhe ish-partneri i saj, reperi Travis Scott, ndajnë së bashku kujdesin për dy fëmijët e tyre.