Celebrities

Laert Vasili në një lidhje dashurie?! Përgjigjen e jep e ëma: Nuk martohet Laerti!

Një Talk Show mbi çështje të mprehta e tema që i flasim të gjithë, parë nga një këndvështrim ndryshe. “Goca dhe Gra” nën moderimin e Ori Nebijaj, Ema Andrea, Rudina Dembacaj, Rozana Radi dhe Sherina Spahiu transmetohet çdo të martë ora 21:00 në Top Channel. Mbrëmjen e shkuar ishin të ftuar Laert Vasili dhe Bes Bitraku, teksa Rozana pyeti Laertin nëse është në lidhje. E ndërsa ai u shmang të përgjigjej, Rozana vendosi të telefonojë LIVE mamanë e Laertit.

Kam një pyetje, na ka ardhur në vesh që Laerti është në një lidhje dashurie, është e vërtetë kjo? Si e ka hallin që s’po gjen nuse? Pse s’po martohet?

Nuk martohet Laerti dhe mirë bën që nuk martohet. Është djalë me mend.

Ndërkohë, së fundmi, Gjykata në Tiranë, shpalli fajtore Egla Cenon, ndaj padisë për shpifje, e iniciuar nga Saimir Kodra, pas pretendimeve të aktores për ngacmim seksual. Këto deklarata, Egla i kishte bërë gjatë kohës që ishte në shtëpinë e “BBV3”. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, në një lidhje direkte, aktorja theksoi se i është thënë se është dënuar si fajtore dhe se detyrohet të bëjë një përgënjeshtrim ndaj deklaratave.