Celebrities Gossip Showbiz

Gjykata e shpalli fajtore për shpifje ndaj moderatorit Saimir Kodra, reagon Egla Ceno: “Edhe dy jetë t’i kisha…”

Së fundmi, Gjykata në Tiranë, shpalli fajtore Egla Cenon, ndaj padisë për shpifje, e iniciuar nga Saimir Kodra, pas pretendimeve të aktores për ngacmim seksual. Këto deklarata, Egla i kishte bërë gjatë kohës që ishte në shtëpinë e “BBV3”. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, në një lidhje direkte, aktorja theksoi se i është thënë se është dënuar si fajtore dhe se detyrohet të bëjë një përgënjeshtrim ndaj deklaratave. Për më tepër, Egla u shpreh se:

Ky është dënimi që avokati ma tha që është marrë, por vendimi nuk është zbardhur. Nuk dihet me çfarë arsyetimesh, në çfarë forme, e kështu gjërash. Jam koshiente, që është kauzë e fortë, mua më vjen mirë që kjo kauzë është në veshët, gojën dhe vëmendjen e të gjithëve sepse ky është dhe qëllimi i kësaj kauze. Unë kam një video në Instagramin tim ku kam folur fjalën e fundit, në seancën e fundit ku kam qenë prezente, që ishte fjala e fundit që më takonte të thoja dhe ajo video është literalisht fjala ime e fundit para trupit gjykues. Nuk kam asgjë, asnjë presje për të shtuar dhe për të hequr kësaj fjale të fundit. Unë sigurisht, nuk do të tërhiqem me mjetet ligjore me ato që ligji lejon, do e vazhdojë këtë betejë, edhe dy jetë t’i kisha, të dyja do t’i shpenzoja, për ta vazhduar këtë betejë. Ndihem shumë mirë që flitet për këtë gjë publikisht, duhet të flitet, por unë do i lutesha të paktën njerëzve që dinë të lexojnë nën rreshta, që respektojnë figurën time apo këtë kauzë, të ishin të kujdesshëm me mënyrën se si flitet, me mënyrën se si i drejtohen edhe organeve ligjvënëse, sepse kjo është një çështje që nuk bëhet ‘tap-rrap’, është një çështje që do durim, e unë kam gjithë durimin e botës për ta çuar përpara.