Aktualitet Lajmet e fundit

LAJM I FUNDIT/ Mbyllet rinumërimi i kutive të Fierit, Zegjine Çaushi humb mandatin!

Mbyllet procesi i rinumërimit të votave në Qarkun e Fierit.

Sipas rezultatit të rinumërimit të 586 kutive në këtij Qarku, nuk ka prodhuar ndryshim të numrit të mandateve, por një përmbysje brenda Partisë Socialistë.

Zegjine Caushi ka humbur mandatin e deputetes së PS, dhe vendin e saj në parlament e merr Maldrita Bardho me një diferencë prej 10 votash.

Shifrat sipas KQZ:

Maldrita Bardho

Vota preferenciale: 3616

Vota nga Diaspora: 1020

4636 vota ne total

Zegjine Caushi

Vota preferenciale: 4026

Vota nga Diaspora: 600

4626 vota në total