Sport

Lajm i keq për Kombëtaren, Ylber Ramadani mungon në ndeshjet e shtatorit! Lecce konfirmon problemet shëndetësore

Kombëtarja ka marrë një lajm jo të mirë në prag të ndeshjeve të muajit shtator. Mesfushori Ylber Ramadani nuk do të jetë i gatshëm për duelet ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë, pasi është detyruar të tërhiqet nga grumbullimi.

LEXO EDHE: Miqësorja me Gjibraltarin dhe sfida me Letoninë, Sylvinho publikon listën!

Edhe pse mbrëmë ishte titullar me Leccen në Serinë A kundër Milanit, sot klubi italian konfirmoi përmes një komunikate se lojtari do të mungojë për shkak të problemeve shëndetësore. Bëhet fjalë për një bllokim në mushkërinë e majtë, gjendje që kërkon trajtim të menjëhershëm mjekësor.

Kjo mungesë vjen si një goditje e madhe për trajnerin Sylvinho, i cili kishte zgjedhur një grup të reduktuar lojtarësh për këto dy sfida dhe tashmë pritet të detyrohet të thërrasë zëvendësues.

LEXO EDHE: Epike/ Lojtarët e Kairat shpërthejnë në festë kur mësojnë se do të përballen me Real Madridin, “Los Blancos” udhëtojnë më larg se New York-u

Ramadani, prej kohësh një nga shtyllat kryesore të mesfushës kuqezi, do të mungojë në një moment vendimtar, duke e bërë edhe më të vështirë misionin e Shqipërisë drejt fazës finale të Kupës së Botës 2026.