Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Ambasada e SHBA: Presim vazhdimin e partneritetit me kreun e ri të SPAK!

Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK. Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke na bërë më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës. Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK.

Pas mbylljes së procesit, edhe Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato ka përgëzuar prokurorin duke thënë se SPAK ka rol thelbësor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Kemi ardhur këtu të tregojmë mbështetjen tonë për KLP, por edhe për të treguar interes në procedurën e emërimit. SPAK ka rol thelbësor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Është një nga kërkesat kyçe për në BE. Dje thamë që ajo që kërkojmë është një kryetar që do të vijojë punën e SPAK, dhe ajo që kërkonim ishte një kandidat me nivele pavarësie dhe integritet. Uroj z.Braho dhe që mirëpresim bashkëpunimin me të në vijim”, u shpreh Gonzato.

Braho më herët, në krye të seksionit kundër Korrupsionit në SPAK, ka drejtuar shumë çështje hetimore me rëndësi. Partnerët ndërkombëtarë kanë monitoruar nga afër procesin e zgjedhjes. Më 19 dhjetor i mbaron mandati i Dumanit dhe ia dorëzon detyrën Klodian Brahos.  Gjatë votimit Adnan Xholi mori 3 vota, Elvin Gokaj 1 votë, Braho 7 vota.