Bota

Lamtumira e Borrell-it: Largohem me nivel të lartë zhgënjimi për Gazën!

Josep Borrell tha se nga Brukseli po largohet “me nivel të lartë e gjigant të zhgënjimit”, sipas tij “për paaftësinë për të ndaluar masakrën” në Rripin e Gazës. Në intervistën e fundit zyrtare si kryediplomat i BE-së, situatës në Gaza, Borrell iu referua si “dante”, duke e krahasuar me skena djallëzore të përshkruara nga poeti e shkrimtari italian Dante Alighieri në veprat e tij.

Ka 250 mijë njerëz në veri ku OKB-ja ka ndaluar furnizimin sepse nuk mund të hyjnë dhe atyre nuk mund t’u ofrojnë gjë. Situata e sigurisë është absolutisht e tmerrshme. Pra, çfarë do të thotë… ata do të vdesin nga uria, sëmundja dhe braktisja. Bota nuk është në dijeni të asaj që po ndodh atje.  Bota është bërë shumë më keq që kur mora detyrën.

Përveç paaftësisë për të ndaluar sulmet në Gaza, Borrell theksoi edhe tensionet në rritje në të gjithë Lindjen e Mesme, veçanërisht midis Izraelit e Iranit.

Duket mirë tani për tani por është një fuçi baruti ku mund të ndodhë diçka shumë serioze.

E vetmja pikë pozitive që përmendi ishte armëpushimi i Libanit që hyri në fuqi të mërkurën, megjithëse Borrell paralajmëroi se është “shumë i brishtë” pasi Izraeli, i mbështetur nga Amerika, rezervon të drejtën të ndërhyjë nëse diçka nuk funksionon për ta.

Borrell foli edhe për situatën në Ukrainë duke e përshkruar të “përkeqësuar” e shtoi është pesimist se presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump do ta përmirësojë.

Të gjithë thonë se Trump mendon se ai do t’i japë fund luftës menjëherë por mendoj për një mënyrë tjetër për t’i dhënë fund luftës menjëherë sesa duke i dhënë fund ndihmës për Ukrainën dhe duke u gjunjëzuar para Kremlinit.

Borrell shtoi se Ukraina është në gjendje të mbrojë veten vetëm deri atëherë kur aleatët ta mbështesin.

Nëse ndaloni ndihmën për Ukrainën, lufta përfundon dhe do të keni tanke ruse në Kiev, ushtrinë ruse në kufirin polak, popullin ukrainas të dëbuar në Siberi e një ndryshim të regjimit në Kiev. Nuk dua që kjo të jetë mënyra e dhënies fund të luftës e aq më pak edhe ukrainasit. Nëse Trump ka ndonjë zgjidhje tjetër, unë nuk e di. Askush nuk e di.

Shefi në ikje i diplomacisë së BE-së theksoi se europianët nuk mund ta konsiderojnë më veten si “qendra e botës” sepse ata përfaqësojnë vetëm 5% të popullsisë globale, kanë peshë ekonomike në rënie, nivel të ulët të lindjeve, si dhe mbrojtje të dobët.

Lufta në Ukrainë na ndihmoi të zgjoheshim. Por ndonjëherë zgjohesh, rrotullohesh dhe kthehesh përsëri në gjumë. Nuk bëhet fjalë për zgjimin, ka të bëjë me ngritjen nga shtrati dhe vajtjen në punë sepse kohët janë të vështira dhe pozicioni i Europës është i brishtë.