Kabineti izraelit i sigurisë miratoi marrëveshjen e armëpushimit në Liban.
Marrëveshja synon armëpushimin dhe dhënien fund të luftimeve me grupin militant Hezbollah.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, thotë se është krenar për “qëndrueshmërinë” e shfaqur nga izraelitët që jetojnë në veri dhe thotë se Izraeli do t’i kthejë qytetarët e veriut në shtëpi.
Netanyahu thotë gjithashtu se qeveria e tij është e përkushtuar për kthimin e pengjeve të mbetura nga Gaza, ndërsa theksoi se vendi i tij është i përkushtuar të “përfundojë shkatërrimin e Hamasit”.
LEXO EDHE: G7: Nuk do të tolerojmë kërcënimet bërthamore të Rusisë!
Më herët, Kryediplomati i Bashkimit Evropian deklaroi se Izraeli nuk ka “asnjë justifikim” për të refuzuar një marrëveshje armëpushimi me grupin militant libanez Hezbollah. Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, theksoi se të gjitha shqetësimet e sigurisë së Izraelit ishin adresuar brenda kornizës së marrëveshjes së fundit të ndërmjetësuar nga SHBA-Franca.
Borrell ka kërkuar rritje të presionit ndaj Izraelit për t’iu kundërvënë forcave të vijës së ashpër brenda qeverisë së tij. Duke folur në një takim të Grupit të Shtatë (G7) në Itali, ai paralajmëroi se pa zbatimin e një armëpushimi, “Libani do të shpërbëhet”.
LEXO EDHE: Lufta në Ukrainë/ Dezertori rus: Në shkurt 2022 ishim gati për sulm bërthamor!