Bota Celebrities Film & Tv

Lamtumirë David Lynch! Regjisori vizionar amerikan rishkroi rregullat e kinemasë!

Regjisori i njohur amerikan, David Lynch u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare. Lajmi u raportua nga revista Variety, e cila e përshkruan artistin amerikan si autorin e “filmave të errët dhe surrealist” si Blue Velvet, The Elephant Man e Mulholland Drive. Lynch ndryshoi historinë e kinemasë dhe gjithashtu të televizionit me serialin Twin Peaks.

Vitin e kaluar, zbuloi ishte diagnostikuar me emfizemë pulmonare dhe me gjasa nuk do të ishte më në gjendje të drejtonte filma ose seri televizive. Familja njoftoi për vdekjen e tij në një postim në Facebook, duke shkruar:

Ka një boshllëk të madh në botë, tani që ai nuk është më me ne. Por, siç tha ai, mbajini sytë te “donut-i dhe jo te vrima”.

Seritë Twin Peaks dhe filmat si Lost Highway ndërthurën elemente të horrorit, noir-it apo surrealizmit klasik europian. Lynch thuri histori jo shumë të ndryshme nga ato të paraardhësit të tij spanjoll Luis Buñuel, të cilat vazhduan me logjikën e tyre të padepërtueshme të Hollivudit.

Nga Ron Howard te Steven Spielberg, Hollivudi vajton Lynch-in

Postime ngushëllimi nga të famshëm të Hollivudit pas njoftimit të vdekjes së David Lynch-it. Steven Spielberg, i cili e pati drejtuar në “The Fabelmans”, në rolin e vogël por domethënës të John Ford-it, jo vetëm evokoi filmat e tij më të famshëm, por edhe “zërin unik e origjinal”.

Kështu që mësova ta njoh, pasi më pëlqeu Blue Velvet, Mulholland Drive dhe Elephant Man. Ishte një nga heronjtë e mi dhe ai luajti një nga heronjtë e mi. Ishte e gjitha surreale, si një skenë nga një prej filmave të tij.

Ron Howard e kujtoi Lynch-in si “njeri të butë dhe të patrembur që ndoqi zemrën dhe shpirtin e tij e që tregoi sesi eksperimentimi radikal mund të prodhonte kinema të paharrueshme”.

Instituti Amerikan i Filmit risolli në kujtesë fillimet e Lynch-it si një nga studentët e parë, përfitues burse i këtij institucioni e që kishte jetuar në rezidencën Greystone, gjatë xhirimeve të Eraserhead-it, filmit me të cilin mbrojti diplomën.

Ndikimi i David-it në kinema ka rezultuar i pashlyeshëm dhe ai gjithmonë ka kthyer aq sa edhe mori.