Gossip Showbiz

Landi i “West Side Family” sapo na “serviri” foton më të bukur me partneren e tij!

Roland Hysi, i njohur ndryshe se Landi i “West Side Family” u bë baba për herë të parë disa kohë më parë. Këtë lajm të bukur e dha vetë artisti i njohur në rrjetin e tij social Instagram teksa publikoi një fotografi me foshnjën në krah. Në fakt qëkur është bërë baba, Landi nuk i ka kursyer fotot me vogëlushin Lukas.

https://www.instagram.com/p/CRcO8_9F_wn/

Ndërsa partneren deri më sot Landi ka preferuar ta mbajë larg vëmendjes. Megjithatë, mesa duket artisti e ka thyer rregullin e tij dhe ka vendosur të postojë një foto në Instastory me gjysmën e tij më të mirë kur ajo ende ishte shtatzënë me djalin e tyre. Ndërkaq, Landi krahas fotos ka shkruar:

Zoti është Zot, gjithmonë.

Në fakt, edhe në këtë foto partnerja e tij nuk duket aq qart sa ne do të donim, ama mund të themi se pak nga pak Landi mund të na e tregojë me portret vajzën që i ka rrëmbyer zemrën. Ne jemi në pritje!

Rikujtojmë, se pak kohë më parë Hysi, ishte i ftuar në “Pasó” në “Top Albania Radio” nën moderimin e Denisit dhe Glentit. Ai tregoi se veç pasionit për muzikën, gjithashtu ka shumë dashuri për sportin. Ndërkohë, zbuloi edhe një projekt të cilin ka ndërmarrë dhe e shijon shumë të investojë energji në të.