Me mijëra të rinj në të gjithë botën protestuan sot në shenjë sensibilizimi kundër ndryshimeve të klimës. Marshimet në mbi 120 vende të botës janë frymëzuar nga nisma e adoleshentes suedeze, Greta Thunberg, e cila është kthyer tashmë në simbol qëndrese. Me pankartat “Shpëtoni planetin tonë”, mijëra të rinj bojkotuan mësimin, në protestë kundër ngrohjes globale.