Në Laç, policia vuri në pranga 30-vjeçarin Franko Bellova, pasi u kap duke lëvizur i armatosur në një automjet pa targa, që iu sekuestrua bashkë me një pistoletë pa leje, me municion luftarak. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë për veprime të mëtejshme.
Kurbin/Kontrolle intensive kundër armëmbajtjes pa leje.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguria”.
Lëvizte i armatosur dhe me automjet pa targa, lokalizohet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.
Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak dhe automjeti.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për një shtetas që lëvizte i armatosur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale “Shqiponja”, finalizuan operacionin policor të koduar “Siguria”.
Në kuadër të operacionit, në qytetin e Laçit, u ndalua shtetasi F.B., rreth 30 vjeç, banues në Milot, Kurbin.
Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, të cilën 30-vjeçari e mbante pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.
