Një shtetas 65 vjeç u gjet i vdekur në fshatin Spiten të Lezhës. Bëhet e ditur se viktima ka plagë arme zjarri dhe sipas veprimeve paraprake, dyshohet se ka qëlluar veten duke i dhënë fund jetës. Trupi i pajetë u dërgua në morgun e spitalit të Lezhës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:05, në banesën e tij, në fshatin Spiten, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri, shtetasi P. P., 65 vjeç.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.