Gossip Showbiz

Livia dhe Aldo debat me tone të larta? “Shpifëse… Përndjekës”

Në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” shpërtheu një debat i ashpër mes Aldos dhe Livias, që solli tensione dhe ofendime të ndërsjella. Ndërkohë që Livia ishte duke biseduar me Tirin, Eglin dhe Krisën, Aldo iu afrua dhe ajo e quajti menjëherë “përndjekës”, duke kërkuar që ai të largohej.

Përgjigjja e Aldos ishte e menjëhershme dhe e drejtpërdrejtë:

Nuk pyes njeri unë, mund të ulem këtu dhe nuk të pyes ty

Debati vazhdoi me fjalë të ashpra dhe ofendime. Livia e quajti Aldon “dhelpër”, ndërsa ai reagoi duke e quajtur atë “dhelpër që erdhi te rrushi”.

Përkundër kërkesave të Livias për distancim, Aldo insistoi të qëndronte pranë saj dhe tha se “nuk është ajo që vendos”. Livia, nga ana tjetër, e akuzoi për qëndrim të padrejtë, duke përmendur një situatë të mëparshme në “Zarfin e Zi”, për të cilën Aldo reagoi me fjalët “shpifëse”.

Në fund, tensionet u rritën edhe më tej, kur Livia e quajti Aldon sërish “përndjekës”.

Kjo përplasje ka ngritur më shumë tensione mes dy personazheve, ndërkohë që është një prej momenteve më të diskutuar nga publiku për ditën e sotme.