Kujtojmë se disa ditë më parë, Loredana Brati, theu një prej kutive të emergjencës duke kërkuar një informacion nga jashtë. Ajo dëshironte të dinte se si kanë qenë deklaratat apo sjelljet e Jozit në lidhje me të dhe marrëdhënien e tyre.
Këtë informacion ajo e ka marrë gjatë mbrëmjes së kaluar në Prime të “Big Brother VIP Albania”, ku një video u transmetuar në të cilën Jozi u shfaq duke dhënë deklarata të forta, qoftë me shaka apo jo, si dhe heqjen e unazës së dasmës.
Këto i shkaktuan Lorit një zhgënjim të thellë, deri në pikën ku ajo hoqi unazën e martesës. Megjithatë, Jozi nuk duket se do të dorëzohet kaq lehtë.
Këngëtari ka reaguar përmes një postimi në “Instastory”, duke publikuar një foto të partneres së tij dhe me një mesazh të fuqishëm.
Zoti e di që dashuria ime për ty është e vërtetë dhe e pastër. Të lutem, qëndro ashtu siç je dhe mos u bëj pre e atyre që duan të na ndajnë ose të krijojnë probleme