Pas pesë javësh lufte në Iran, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përditësuar numrin e ushtarëve të mbetur të plagosur gjatë Operacionit “Epic Fury”. Një total prej 365 anëtarësh të shërbimit ushtarak janë lënduar që nga fillimi i konfliktit, siç raporton Pentagoni, duke dhënë një përditësim mbi situatën, që përfshin edhe totalin e raportuar më parë prej 13 vdekjesh.
Forcat amerikane dhe iraniane aktualisht po kërkojnë një anëtar amerikan të ekuipazhit të zhdukur pas rrëzimit të një aeroplani luftarak amerikan.
Edhe trupat iraniane të sigurisë po kontrollojnë rajonin për pilotin e zyrtarët në Iran po iu bëjnë thirrje qytetarëve të gjejnë “gjallë” anëtarin e ekuipazhit dhe ofrojnë shpërblime për kapjen e tij, sipas mediave shtetërore.
Ndërkohë, Republika Islamike pretendon se ka rrëzuar një avion të dytë luftarak amerikan mbi Gjirin Persik. Thuhet se piloti nuk u dëmtua.
Nga ana tjetë, Ngushtica e Hormuzit mbetet në qendër të vëmendjes pasi Bahreini, vend që mban presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara këtë muaj, shtyu votimin për rezolutën që synon rihapjen e Ngushticës, tani nën kërcënimin e hakmarrjes iraniane. Votimi është planifikuar për në javën e ardhshme.