Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët vijoi akuzat kundër qeverisë për menaxhimin e situatës. “Me mijëra qytetarë kanë humbur vendet e punës. Shumica e lokaleve nuk kanë hapësira jashtë dhe përjashtohen nga aktiviteti, po me kreditë, po ata që nuk kanë përfituar asgjë? Gjendja është dramatike, bizneset po shkojnë drejt falimentimit. Faturat e energjisë ju shkojnë prapë, asgjë nuk ndryshuar” theksoi Basha. Sipas tij pas 31 majit do të shihet sa e rëndë është situata.