Aktualitet

Makina e policisë përplaset me “Benz”-in në Fier-Patos/ Tre të plagosur!

Një aksident me tre të plagosur ka ndodhur sot në aksin rrugor Fier–Patos, ku janë përplasur dy automjete, mes tyre makina e policisë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:10, një automjet i policisë është përplasur me një automjet tip “Benz”, teksa udhëtonin në korsi të kundërta. Si pasojë e përplasjes, dy efektivë të Komisariatit të Fierit janë lënduar dhe u dërguan në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore, së bashku me drejtuesen femër të automjetit tjetër.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por paraprakisht grupi hetimor për rastin bën të ditur se reshjet e dendura të shiut, të cilat vijojnë që nga mbrëmja e djeshme, kanë vështirësuar pamjen në rrugë.

Megjithatë, hetimi për shkaqet e aksidentit po vazhdon dhe pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes.