Marina Vjollca ka ndarë me ndjekësit e saj një moment shumë personal dhe të vështirë të jetës së saj, duke folur hapur për periudhën e shtatzanisë dhe sfidat që ka kaluar gjatë kohës kur u bë nënë.
Ajo ka treguar se shtatzania ka qenë shumë e vështirë dhe ka rrezikuar të përfundojë me dështim, duke e cilësuar këtë periudhë si një nga më të vështirat që ka kaluar ndonjëherë.
Periudha kur u bëra nënë ishte një nga më të vështirat e jetës time, kryesisht për shkak të situatës familjare që kalova me Getin dhe sëmundjen e tij. Megjithatë, gjeta forcën në veten time dhe thashë se duhet të vazhdoj, nuk mund të ndalem. Vazhdova të punoj dhe të mbaj ritmin e jetës
Ajo ka shtuar se gjatë atij periudhe askush nuk e dinte se çfarë po përjetonte, por ajo tregoi një forcë të jashtëzakonshme për të kaluar përmes të gjithave, duke u bërë më e fortë se kurrë. Marina theksoi se kjo është një nga arsyet që e ka bërë të kapërcejë çdo sfidë që iu paraqit.
Pavarësisht gjithçkaje, mora forcë dhe vendosa të punoj. Nuk u ndala dhe vazhdova përpara. Kjo është arsyeja që tani jam më e fortë se kurrë. Askush nuk e dinte atë që po përjetoja në ato momente