Sport

Marotta zbulon futbollistin që ka sjellë përfitimin më të madh në historinë e futbollit!

Drejtori i Interit, Giuseppe Marotta, ka thënë se marrëveshja më e madhe në karrierën e tij ishte shitja e Paul Pogba-s nga Juventusi te Manchester United për “përfitimin më të madh që ka parë ndonjëherë futbolli”. Asokohe, Marotta ishte shef i strategjisë transferuese të Bianconerëve dhe mori mesfushorin francez si lojtar të lirë nga “Djajtë e Kuq” në vitin 2012.

Katër vite më vonë, i njëjti futbollist u shit te United-i për 105 milionë euro plus bonuset dhe të gjitha këto përfitime të pastra.

Në vitin kur e shitëm Pogba-n për 105 milionë euro plus 10 milionë euro në bonuse dhe sollëm Gonzalo Higuainin, ishte marrëveshja ime më e mirë. Ajo ishte marrëveshja më e madhe, përfitimi më i madh që ka parë futbolli ndonjëherë.

Ndryshe, marrëveshja e francezit me United-in skadon në qershor të vitit 2022. Rikujtojmë, se Paul më në fund ka vendosur të deklarohet rreth eliminimit të Francës nga “Euro 2020”. Pogba u deklarua për eliminimin e “Gjelave”, duke thënë se ishte një trishtim për ta, derisa ka uruar Helvetikët për kalimin në çerekfinale.

Duket se shqetësimi i ekipit francez nuk ishte vetëm në fushë por edhe jashtë tij. Sipas “RMC Sport”, në fund të ndeshjes ka patur në tribunë një përballje verbale midis nënës së Adrien Rabiot dhe familjeve të Paul Pogba dhe Kylian Mbappe, menjëherë pasi dështuan në penalltinë vendimtare.